Arbëri

​Abrashi: Secila rrugë e re që ndërtohet do të ketë shtegun e çiklizmit

​Abrashi: Secila rrugë e re që ndërtohet do të ketë shtegun e çiklizmit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, së bashku me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”, sot kanë bërë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.

Abrashi, ka deklaruar se secila rrugë që do të ndërtohet, do të ketë shtegun e çiklizmit, derisa theksoi se rrugët aktuale që i shfrytëzojnë këta të fundit, do të shenjëzohen.