11:46

5 të vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë

KOHA mëson se pesë persona kanë vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 71.

Dyshohet se të gjithë viktimat kanë përdorur maskën e njëjtë të asistimit për frymëmarrje.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para pak çasteve është larguar nga QKUK-ja.

Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media rreth viktimave të sotme nga COVID-19 dhe situatës së krijuar aty.

“Shihemi më vonë”, ishin fjalët e vetme të Zemajt drejtuar mediave.

Policia gjithashtu ka larguar para shiritat nga Klinika Infektive.

Image
10:52

Dyshohet edhe për katër viktima nga COVID-19 në Kosovë, Policia rrethon Infektivën

Katër persona dyshohet se kanë vdekur mëngjesin e sotëm me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK, mëson KOHA jozyrtarisht.

Deri te kjo dyshohet se ka ardhur për shkak të shpenzimit të oksigjenit në sistem.

Në mesin e tyre bëhet fjalë edhe për një 70 vjeçar, familjarët e të cilit thonë se ai ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve.

Vajza e të ndjerit ka treguar se dyshon që oksigjeni, të cilin e ka marrë babai i saj nuk ka qenë në rregull, derisa ka thënë se mjekët nuk janë kujdesur për të.

Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.

Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.

KOHA ka provuar të konfirmojë këtë rast nga Policia, porse ende nuk ka marrë përgjigje.

Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.