Arbëri

Mehmeti: Remitencat kanë rënë për 14 për qind për dallim me vitin e kaluar

Mehmeti: Remitencat kanë rënë për 14 për qind për dallim me vitin e kaluar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se remitencat në Kosovë kanë rënë për 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Ne remitencat jemi duke i përcjellë në baza ditore, ka rënie diku rreth 14 për qind nëse krahasojmë me vitin e kaluar. Për dy muaj kemi pasur diku 140 milionë euro që kanë hyrë në emër të remitencave në Kosovë ose 14 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Mirëpo, ka filluar të hapet ekonomia, fluturimet dhe është mundësia që të vijnë bashkatdhetarët”, ka thënë Mehmeti për “KosovaPress”.