Arbëri

3 viktima e 71 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

3 viktima e 71 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

3 viktima në Shqipëri janë konfirmuar nga Covid-19, mes tyre dhe mjeku Hysni Shkjau, në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

Ndërkohë janë bërë 459 testime , nga ku 71 rezultuan pozitivë: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.