Arbëri

Në pritje të seancës së parë: policët kthehen në punë, viktimat bëjnë thirrje për drejtësi

Tregimi i Arben Mehmetit e i Diamant Hetemit nis natën e 6 tetorit të vitit të kaluar, pasi kishin përfunduar zgjedhjet.

Tri ditë më vonë ishte raportuar në KTV për rastin e tyre, dhe fillimisht KOHA kishte takuar Arbenin, që ishte i shtrirë në QKUK, me lëndime trupore e me një nofull të thyer në katër vende.