Arbëri

Rezniqi: Vendimi i qeverisë antikushtetues, urgjentisht të miratohet ligji për pandeminë

Arrita Rezniqi, nga IKD, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizjes është antikushtetues, derisa ka bërë thirrje që të miratohet urgjentisht ligji për pandeminë.

“IKD-ja në mënyrë të vazhdueshme avokon për respektim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të vendit. Për këto masa kemi dalë me një reagim ku kemi shpreh zhgënjimin lidhje me qasjen e institucioneve për parandalimin e pandemisë. Vazhdimisht kemi bërë thirrje që të krijohet infrastruktura e nevojshme ligjore me qëllim të sigurimit të sigurisë juridike për qytetarët dhe të ofrimit të mundësisë të institucioneve ligjzbatuese të ushtrojnë mandatin e tyre të bazuara në ligj”, ka thënë Rezniqi.