Arbëri

LVV: Shqetësimet që kemi ngritur për marrëveshjen e fshehtë Thaçi-Vuçiq u konfirmuan këto ditë

LVV: Shqetësimet që kemi ngritur për marrëveshjen e fshehtë Thaçi-Vuçiq u konfirmuan këto ditë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shqetësimet për që ka shprehur për një marrëveshje të fshehtë mes Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiqit, janë vërtetuar këto ditë nga zyrtarët në SHBA.

“Shqetësimi që ka ngritur Lëvizja VETËVENDOSJE! për marrëveshjen e fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit, u vërtetua këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në ShBA. Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjeshtë janë naiv por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, është shkruar në postimin e LVV-së në Facebook.

Në fundjavë John Bolton, ish-këshilltari për siguri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes finale ishte shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve.