Arbëri

Përjashtohet mundësia e përzgjedhjes së dekanëve që ushtruan dy mandate

Një komision i Universitetit të Prishtinës ka vendosur t’ua ndalojë kandidimin për dekan profesorëve që i kanë ushtruar dy mandate më herët. Kjo, pavarësisht se Statuti i Universitetit nuk e bën një ndalesë të tillë. Neni 68 i Statutit flet vetëm për rizgjedhjen e njëpasnjëshme.

“Dekanët dhe prodekanët zgjidhen nga Këshilli i njësisë akademike me shumicën absolute të votave dhe i propozon Senatit për miratim për një periudhë katërvjeçare, nga radha e profesorëve të fakultetit përkatës, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat”, thekson pika një e këtij neni, raporton KOHA.