Arbëri

Lista Serbe thotë se serbët në Kosovë do t’i respektojnë masat e Qeverisë së Serbisë

Lista Serbe thotë se serbët në Kosovë do t’i respektojnë masat e Qeverisë së Serbisë

Lista Serbe, që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka thënë të martën mbrëma se do të respektojë të gjitha masat e Qeverisë së Serbisë në luftë ndaj koronavirusit dhe se do të përkrah presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike lidhur me Kosovën.

“Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, ashtu si kanë vepruar së fundi, do t’iu përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë dhe do të mbështesin presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.