Arbëri

183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të martën, tre të vdekur

183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të martën, tre të vdekur

Të martën e 7 korrikut janë regjistruar 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, përderisa janë regjistruar edhe tri vdekje.

Me shtimin e 183 rasteve të reja, numri i përgjithshëm ka arritur në 3886, ndërsa me shtimin e tri vdekjeve numri i viktimave ka shkuar në 82. Të martën janë shëruar 57 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2003.