Arbëri

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2020 procedohet në Kuvend

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2020 procedohet në Kuvend

Me 6 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Komisionit për Financa dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe ai është proceduar në Kuvend për miratim.

Në Komisionin për Financa dhe Transfere gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, janë dhënë vërejtje për këtë projektligj nga deputetët e partive opozitare pasi, sipas tyre, nuk është adekuat për gjendjen e krijuar nga Covid-19.