Arbëri

Mjekët vullnetarë të zhgënjyer me konkursin e MSH-së: Po bëhemi gati të ikim në Gjermani!

Mjekët vullnetarë të zhgënjyer me konkursin e MSH-së: Po bëhemi gati të ikim në Gjermani!

Në këtë kohë kur vendi po ballafaqohet me numër të madh të rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar në punë rreth 200 profesionistë, infermierë, mikrobiologë, mjekë të përgjithshëm, laborantë, por në listën e të pranuarve nuk ishin emrat e mjekëve që në mënyrë vullnetare e ndihmuan Klinikën Infektive në kohën kur kishte më së shumti nevojë.

Nga tetë vullnetarë që kanë aplikuar për punë në këtë konkurs, vetëm një prej tyre u pranua ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur jashtë listës, përfshirë edhe specialisten e infektologjisë. Ata thonë se po detyrohen që të largohen drejt Gjermanisë.