Arbëri

214 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Kosovë, katër të vdekur

214 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Kosovë, katër të vdekur

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar në një ditë më shumë se 200 raste të reja me COVID-19. Të mërkurën janë regjistruar 214 raste të reja, në ditën më të rëndë deri tash sa i përket rasteve të reja. Në të njëjtën ditë janë regjistruar edhe katër vdekje, duke e çuar numrin e viktimave në 86.

Rezultati i rasteve të reja të mërkurën ka dalë nga testimi i 413 mostrave të marra nga Klinika Infektive.