Arbëri

Shqipëri-Kosovë me zyrë të përbashkët konsullore në Kopenhagë

Shqipëri-Kosovë me zyrë të përbashkët konsullore në Kopenhagë

Tiranë, 9 korrik - Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valëviten së bashku në Kopenhagë.

Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagë.