Arbëri

Qeveria e konsideron të panevojshëm projektligjin për pandeminë

Qeveria e konsideron të panevojshëm projektligjin për pandeminë

Të panevojshëm e ka cilësuar kabineti qeveriar hartimin e ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, inicimin e së cilit e kanë nisur disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, në paraqitjen e opinionit të ekzekutivit, ka thënë se menaxhimi i pandemisë është mjaftueshëm i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e veçanta të Kushtetutës.