Arbëri

Shqipëria 2.8 milionë banorë ka 611 grupe fetare

Shqipëria 2.8 milionë banorë ka 611 grupe fetare

Me një popullsi prej 2.8 milionë banorë, Shqipëria numëron 611 grupi fetare, shumica dërrmuese e tyre fondacione dhe organizata joqeveritare. Vetëm 5 komunitete fetare kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë, përmes së cilës edhe pse një pjesë e buxhetit të shtetit shkon për ta, nuk paguajnë taksa.

Me tolerancën që e karakterizon, Shqipëria i ka hapur dyert 611 grupeve fetare ku përfshihen 248 fondacione, 323 organizata joqeveritare dhe 40 qendra që lidhen me besimet. Të dhënat e marra nga Komisioni Shtetëror për regjistrimin e organizatave fetare janë bërë publike në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2019 mbi liritë fetare në Shqipëri.