Arbëri

Nga e shtuna punime në “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, herë pas here do të mbyllet njëri shirit

Nga e shtuna punime në “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, herë pas here do të mbyllet njëri shirit

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në Autostradën "Arbën Xhaferi" ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të urave.