Arbëri

Zgjedhja e dekanëve të rinj në UP shoqërohet me zhurmë e mospajtime

Zgjedhja e dekanëve të rinj në UP shoqërohet me zhurmë e mospajtime

Zgjedhjet për dekanët në fakultetet e Universitetit të Prishtinës u përcollën sot me shumë zhurmë dhe mospajtime.

Në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit për dekan u propozuan tre kandidatë: Musa Selimi, Ajvaz Berisha dhe Hazir Salihu. Por ky i fundit, siç raporton EO, u tërhoq, siç tha, për arsye personale.