Arbëri

FSSHK: Nëse Qeveria aktuale e partitë politike nuk veprojnë atëherë do të bëhemi Wuhani i Ballkanit

FSSHK: Nëse Qeveria aktuale e partitë politike nuk veprojnë atëherë do të bëhemi Wuhani i Ballkanit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar ta Qeveria e Kosovës dhe partitë politike që të veprojnë në lidhje me pandeminë COVID-19, përndryshe vendi do të bëhet “Wuhan i Ballkanit”.

Qyteti kinez Wuhan është vendi ku ka filluar pandemia COVID-19.

FSSHK-ja ka bërë apel të dëgjohen profesionistët shëndetësorë, ndërsa ka rekomanduar që të bëhen urgjentisht më tepër testime, të bëhen testime nëpër komuna e institucione private, të dyfishohet buxheti për shëndetësi, për të punësuar punëtorë shëndetësorë pa burokraci e referenca politike dhe të stimulohen punëtorët shëndetësorë.