Arbëri

Zemaj: Mbani maskën

Zemaj: Mbani maskën
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se qytetarët e Kosovës po kontribuojnë në shpërndarjen e infektimit duke mos respektuar rregullat.

Zemaj në një postim në Facebook ka kritikuar qytetarët e Kosovës për mosmbajtje të maskës. Ai kërkon nga qytetarët që të jenë përgjegjës për përhapjen e virusit dhe të mos i detyrojnë institucionet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.