Arbëri

Presidenti Thaçi falënderon personelin mjekësor, nuk përmend gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti Thaçi falënderon personelin mjekësor, nuk përmend gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në “facebook” ka bërë thirrje që qytetarët të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ai ka thënë se gjendja aktuale me koronavirus është shqetësuese.

Në postimin e tij, presidenti Thaçi nuk ka përmendur fare gjendjen e jashtëzakonshme, për të cilën më herët të shtunën ka folur Avdullah Hoti. Nga Hoti është lënë e hapur mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të rasteve.