Arbëri

Raka: Gjendja e jashtëzakonshme mund të shmanget nëse të gjithë bartin maska

Raka: Gjendja e jashtëzakonshme mund të shmanget nëse të gjithë bartin maska

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, pas shtimit të rasteve me koronavirus, mund të shmanget nëse të gjithë bartin maska.

Duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit Avdullah Hoti për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Raka ka thënë se çfarëdo vendimi që merret për këtë masë duhet të analizohet nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante.