Arbëri

4 viktima e 83 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

4 viktima e 83 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në një komunikatë të përditshme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë deklaroi se përgjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar”, thotë MSH, transmeton TCH.