Arbëri

Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë Veriore

Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë Veriore

Në 3.390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore në Maqedoninë Veriore.

Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të COVID-19 për herë të parë do të zhvillohet brenda tre ditësh, transmeton ALSAT.