Arbëri

301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 29 në gjendje të rëndë

301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 29 në gjendje të rëndë
Foto: Alban Bujari / KOHA

301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, transmeton KOHA.

QKUK njofton se sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.