Arbëri

Haradinaj: S’ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar i lirë

Haradinaj: S’ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar i lirë
11:21

Haradinaj: S’ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar i lirë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka gjykatë në botë që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët, i lirë në tokën e vet.

“Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t'i përgjigjemi. Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet”, ka shkruar Haradinaj të hënën në Facebook.

Kreu i AAK-së ka vlerësuar lartë gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale. Thaçi sot do të intervistohet në Hagë.

“Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t'i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato. E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t'i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t'i humbë as sot, e as kurrë”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në aktakuzë pretendohet se Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë “janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje”.

09:16

Veseli: Do të dalim triumfues edhe në këtë betejë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova do të dalë triumfuese edhe nga beteja e radhës. Ndaj Veselit dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale.

Thaçi sot do të intervistohet në Hagë.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte lufta e jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Veseli.