Arbëri

SHSKUK-ja pezullon gjithë pushimet vjetore për stafin deri më 1 gusht

SHSKUK-ja pezullon gjithë pushimet vjetore për stafin deri më 1 gusht

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se janë pezulluar gjitha pushimet vjetore për të punësuarit e vet, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ, deri më 1 gusht të vitit 2020.

SHSKUK-ja ka thënë se marrëveshja është marrë në koordinim me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale.

Po ashtu nga SHSKUK-ja është njoftuar se gjitha spitalet janë të obliguara të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.