15:19

Edhe Albena Reshitaj është infektuar me COVID-19

Pas deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka konfirmuar se është e infektuar me COVID-19. Ajo ka treguar se simptomet i kanë filluar të shtunën, pas seancës së Kuvendit të ditës së premte.

“Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre. Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv. Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtëpi”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.

14:05

Abelard Tahiri rezulton pozitiv me COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19. Ai ka njoftuar për infektimin nëpërmjet Facebookut.

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”, ka shkruar Tahiri.