Arbëri

Dita 2: Thaçi përfundon intervistimin për sot, e vazhdon nesër në orën 13:00

Foto: AP - Video: KOHA
19:08

Dita 2: Thaçi përfundon intervistimin për sot, e vazhdon nesër në orën 13:00

Për të dytën ditë me radhë në Hagë ka vazhduar intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sikur edhe një ditë më herët, Thaçi kishte mbërritur në ndërtesën e Dhomave të Specializuara, ish-ndërtesën që ishte seli e agjencisë evropiane Europol, pak para orës 13:00.

Por kësaj radhe ai nuk dha asnjë deklaratë për media. Edhe kur ka përfunduar dita e dytë e intervistimit, Thaçi ka dalë pothuajse në të njëjtën kohë, diku rreth orës 19:00, pa dhënë asnjë deklaratë. Më vonë është mësuar se intervistimi i tij do të vazhdojë edhe të mërkurën, pra ditën e tretë.

13:36

Thaçi mbërrin për intervistim në Dhomat e Specializuara

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në ambientet e Dhomave të Specializuara në Hagë ku do të vazhdohet intervistimi i tij.

Thaçi të hënën është intervistuar për më tepër se gjashtë orë nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara.

Ai pas intervistimit tha se kanë pasur shkëmbime të teknikaliteteve në mes avokatit të tij dhe prokurorëve.