Arbëri

Hoti ndryshoi qëndrimin rreth koordinatorëve - caktimi i Veliut arsyetohet prej Qeverisë

Foto: Ilustrim

Udhëheqja me ekzekutivin ka bërë që Avdullah Hoti të ndryshojë qëndrimet që i kishte pak më shumë se një vit më parë. Në shkurt të 2019-s, përmes një statusi në Facebook, Avdullah Hoti, në atë kohë opozitë, caktimin e koordinatorit nacional kundër terrorizmit e ka quajtur plaçkë të buxhetit.

“Sot u caktua një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”, kishte shkruar ndër të tjerash Hoti.