Arbëri

Në Qendrën e Studentëve investohen mbi 1 milion euro, regjistrohen dëmet gjatë karantinës

Në Qendrën e Studentëve investohen mbi 1 milion euro, regjistrohen dëmet gjatë karantinës

Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë javë prej se është mbyllur karantina, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë ka filluar renovimi i konvikteve. Pjesë e renovimeve do të jenë konviktet numër 1,2,4,5 si dhe mensa e studentëve.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës në Qendrën e Studenteve, Behram Behluli, që për KosovaPress theksoi se shuma e përgjithshme e planifikuar për investime është mbi 1 milion euro.