Arbëri

Vdes një person nga COVID-19 në Podujevë

Vdes një person nga COVID-19 në Podujevë

Një person tjetër ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Ushtruesi i Detyrës i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

Ai në një postim në Facebook ka kumtuar se sot ka vdekur A.F., një shok i gjeneratës së tij dhe fqiu i tij më i mirë.

“Miku im para disa ditës kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerëzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë. Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta. Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!” – ka shkruar Rudari në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe të japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve.