Arbëri

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Qeverinë aktuale të Kosovës, të cilën e ka quajtur qeveria koti, “kriminelët kanë dalë nga skuta”.

Ai ka thënë se ndërrimi i qeverisë "ka trimëruar kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike të të gjitha llojeve". Ai ka thënë se kjo është dëshmuar me bllokimin e xhirollogarive të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat shkaku i rastit të fituar në Arbitrazh nga “Dardafon.net/Z Mobile”.