Arbëri

Veliu cakton ushtrues detyre të kryeshefit të IPK-së njeriun e afërt me LDK-në

Veliu cakton ushtrues detyre të kryeshefit të IPK-së njeriun e afërt me LDK-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka larguar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor, Exhevit Zuka.

Veliu ka shfuqizuar vendimin e datës 23 prill të këtij viti, të marrë nga ish-ushtruesi i detyrës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pas shkarkimit të ish-kryeshefes, Miradije Kelmendi nga kjo pozitë, e caktoi Zukën ushtrues detyra.