Arbëri

Izolohet Presidenti

Izolohet Presidenti
Foto: Koha

Presidenti Hashim Thaçi, është izoluar nga brenda e nga jashtë. Që prej kohës kur Gjykata Speciale ka treguar për aktakuzën kundër tij, Thaçin nuk e ka takuar kryeministri Avdullah Hoti e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sikur që komunikim me të nuk kanë pasur as disa prej misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë.

Më 24 qershor, Thaçi ishte rrugës për në Uashington për të marrë pjesë në një takim që synonte t’i jepte start një faze të re dialogu me Serbinë, kur Specialja dha kumtin se ai ishte i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat. Kjo, pasi kishte shprehur besimin se Thaçi, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe, kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”, raporton KOHA.