Arbëri

Hoti pret Taulant Ballën, bisedojmë për çështje me interes për dy vendet

Hoti pret Taulant Ballën, bisedojmë për çështje me interes për dy vendet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.

“Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike. Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian”, është njoftuar nga zyra e Kryeministrit.