Arbëri

Cramon: Kosova duhet ta marrë përgjegjësinë për krimet që përmenden në raportin e Martyt

Cramon: Kosova duhet ta marrë përgjegjësinë për krimet që përmenden në raportin e Martyt

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mohuar të jetë interesuar specifikisht për aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi, në vizitën bërë Dhomave të Specializuara në javën kur Thaçi për katër ditë rresht u mor në pyetje.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Cramon ka thënë se vizita, e cila u realizua një ditë pasi Thaçi përfundoi intervistimin në Hagë, ka qenë e planifikuar shumë kohë më parë. Teksa ka folur për aktakuzat, eurodeputetja gjermane ka theksuar se Kosova duhet të marrë përgjegjësinë për krimet që ka mandat t’i trajtojë Gjykata Speciale.