Arbëri

Isa Mustafa shërohet nga COVID-19

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shëruar nga COVID-19, kanë bërë të ditur për KOHËN burime brenda partisë që ai udhëheq.

Mustafa ka rezultuar sot negativ në testin për COVID-19 dhe këtë pritet ta bëjë të ditur të enjten.