Arbëri

Ndërkombëtarët presin sa më shpejt të sqarohet fati i aktakuzës ndaj Thaçit

Ndërkombëtarët presin sa më shpejt të sqarohet fati i aktakuzës ndaj Thaçit

Intervistimi për katër ditë me radhë i presidentit të Kosovës nga ana e Prokurorisë së Specializuar në Hagë nuk e ka sqaruar mjaft fatin e aktakuzës ndaj tij. Ka një interesim të madh në qarqet diplomatike që fati i kësaj aktakuze të sqarohet sa më shpejt sepse, besojnë disa diplomatë perëndimorë, kjo po ndikon në proceset politike në Kosovë.

Mënyra dhe koha se si u dha lajmi në publik se presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhen në një aktakuzë, ka qenë befasues për shumë diplomatë perëndimorë. Shumë prej tyre pajtohen se kjo ka qenë e “pazakontë”, por nuk janë të sigurt nëse vërtet në këtë mënyrë është parandaluar ndonjë akt për pengimin e punës së Gjykatës, raporton KOHA.