Arbëri

Thaçi kujton aksionin e 9 viteve më parë në veri: Siguroi bashkimin territorial

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kujtuar aksionin e Policisë të nëntë viteve më parë, kur u morën nën kontroll pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video teksa shëtitet me një barkë liqenin e Ujmanit, ka thënë se ky aksion “bëri bashkimin territorial të Kosovës”.