Arbëri

OEAK-u themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit

OEAK-u themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit
Foto: OEAK

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se themeloi komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në periudhën afatshkurtër, për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Siç theksohet përmes një kumtese për media, anëtarët e komitetit zgjodhën kryesuesin e tyre, Erëmal Bajrami nga kompania KFC, i cili tha se është i gatshëm të udhëheq komitetin dhe të kontribuojë maksimalisht në mënyrë që ky komitet të realizoj objektivat e tij dhe të tejkaloj sa më shpejtë krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.