Arbëri

BE-së i rekomandohet ndërtimi i rrjetit të trenave të shpejtë, që do të përfshinte Shqipërinë dhe Kosovën

 

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i ka rekomanduar Bashkimit Europian ndërtimin e një rrjeti linjash hekurudhore të shpejtësisë së madhe dhe në të parashikohet edhe përfshirja e Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton TCH.

Ky institute, një organizatë e pavarur jofitimprurëse, ka bërë studime për tregjet dhe ekonominë e vendeve të BE-së dhe të kandidatëve për anëtarësim në Union. Instituti kërkon që Bashkimi Europian të nisë të investojë në ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë nga 250 deri në 300 kilometra në orë, që të lidhë metropolet si Berlini dhe Parisi edhe më vendet e Ballkanit, si Shqipëria apo Kosova. Linja që propozohet të prekë Shqipërinë do të nisë në Berlin, me të cilën të lidhen Çekia, Austria, Kroacia, Bosnja, Mal i Zi, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia, Rumania, Hungaria. Një degëzim i kësaj linje propozohet të shtrihet nga Sofja në Maqedoni, pastaj nga Greqia deri në Qipro.