Arbëri

Ministri Selimi garanton përkrahje për studentët nga Lugina

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një takim me studentë dhe të diplomuar të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës nga Lugina e Preshevës.

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi është njoftuar për sfidat dhe vështirësitë e shumëfishta me të cilat ballafaqohen studentët nga Lugina, me ç’rast është diskutuar rreth pamundësisë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës pas diplomimit në Fakultetin Juridik, për shkak të kushtit që kandidatët duhet të jenë shtetas të Kosovës.