16:37

Sot 9 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, shkon numri në 236

9 të vdekur janë raportuar sot nga koronavirusi në Kosovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i tha KOHËS se numri i të vdekurve ka shkuar në 236.

“Referuar edhe komunikatës së IKSHPK-së, sot janë 9 të vdekur”, tha Hoti.

Gjatë së premtes u raportua për 15 të vdekur nga COVID-19, derisa të shtunën me 9 të vdekur çon numrin në 236.

Naser Ramadani nga IKSHPK-ja, sot fillimisht raportoi për 10 të vdekur, porse Hoti ka thënë që bëhet fjalë për 9.

15:10

10 të vdekur dhe 224 raste pozitive sot në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 pacientë me COVID-19 duke çuar numrin e përgjithshëm në 237. Ndërkaq në faqen e IKSHPK-së figurojnë 236 vdekje nga COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë 224 rastet kanë dalë pozitive nga 434 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Tutje është njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 152 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të ketë ashpërsim të masave.

Image