Arbëri

Fillimi i javës së ardhshme me mot të nxehtë

Fillimi i javës së ardhshme me mot të nxehtë

Fillimi i javës së ardhshme në Kosovë do të jetë me mot të nxehtë. Në dy ditët e para të javës masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika do të mbesin të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe relativisht të qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e mërkurë, do të ketë kushte tjera meteorologjike, si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. I gjithë ky proces do të rezultojë me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihet të shoqërohen edhe me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë edhe kushte për breshër.