Arbëri

72 të vdekur nga COVID-19 brenda vetëm një jave në Kosovë

13 persona të konfirmuar me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 249. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të gjithë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. E në 24 orët e fundit, nga 486 mostra të testuara, pozitive kanë rezultuar 245 raste, e totali arriti në 8 mijë e 799.

Prishtina vazhdon të jetë e para me më së shumti raste, me 71 të konfirmuara, më pas është komuna e Podujevës me 24 raste, e ajo e Gjilanit me 18 raste. Që nga e hëna e deri të dielën në Kosovë kanë vdekur, 72 persona të infektuar me koronavirus, dhe janë konfirmuar 1 mijë e 662 raste të reja.