Arbëri

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Hoti ka njoftuar për testimin pozitiv nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.