Arbëri

Ministri serb i Mbrojtjes po ‘e vëzhgon Kosovën’, Ushtrinë e saj e sheh kërcënim për rajonin

Ministri serb i Mbrojtjes po ‘e vëzhgon Kosovën’, Ushtrinë e saj e sheh kërcënim për rajonin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se kërcënimi më i madh për rajonin është “ideja e Shqipërisë së Madhe, porse Serbia po e vëzhgon me kujdes situatën”. Kështu i deklaroi ai TV Pink-ut, transmeton Koha.net.

Sipas tij formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm, dhe, siç është shprehur ai, “t’u japësh kriminelëve të pagjykuar të luftës armatim të rëndë dhe të pritesh paqe – është çmenduri dhe pafytyrësi”.