Arbëri

OAK kërkon me urgjencë uljen e normave të interesit

OAK kërkon me urgjencë uljen e normave të interesit

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një shkrese, dërguar Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka ripërsëritur për të disatën herë kërkesën për uljen e normës së interesit.

Ulja e normës së interesit në se paku 1.7% dhe presioni në bankat komerciale për uljen e interesit bankar, dhënien e kredive edhe për biznese të reja dhe rritja e dhënieve të kredive për biznese është nevojë emergjente e bizneseve duke marrë parasysh mospërkrahjen e shtetit tani e 5 muaj për mbulimin e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe pagat, tatimet, investimet etj.