Arbëri

Veliu thërret takimin e parë rreth Planit të Reagimit Kombëtar

Veliu thërret takimin e parë rreth Planit të Reagimit Kombëtar

Dy muaj pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar, ministri i Brendshëm, Agim Veliu, synon që nëpërmes tij të marrë përgjegjësinë kryesore për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës, për t’iu përgjigjur situatës së krijuar me Covid – 19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë javës së kaluar kishte kërkuar pajtim mes kabinetit qeveritar për të aktivizuar këtë plan, ky proces ishte në fuqi që nga marsi i vitit të kaluar.